Arsyeja kryesore pse Messi dhe Ronaldo nuk patën mundësi të luajnë në një skuadër

Megjithatë, gjithçka do mund të ndryshonte në qoftë se Barcelona nuk do të refuzonte nënshkrimin e Ronaldos dhe ta bashkonte atë për vetëm 15 milion euro me Messin në vitin 2003.

Atë verë, portugezi po largohej si yll i skuadrës nga Sporting Lisbon, mirëpo Manchester United bëri njërën ndër lëvizjet më të mëdha në historinë e tyre dhe transferuan atë.

Në Barcelonë po mbahen zgjedhjet presidenciale, e njëri prej kandidatëve është edhe ish-presidenti, Joan Laporta, i cili tregoi personalisht historinë e Ronaldos dhe lidhjen e tij me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Ai tregon se nuk ka pendime për këtë veprim, pasi që Barcelona duhej të zgjedhtë mes Ronaldos dhe Ronaldinhos në atë kohë.

“Ne menduam se e kishim të mbuluar atë pozitë ku luante Ronaldo dhe për këtë arsye refuzuam nënshkrimin e tij. Nuk pendohem aspak për këtë vendim”, tha mes tjerash kandidati për president i Barcelonës.