Arsenali me premia të çmendura për lojtarët nëse kualifikohen për në Ligën e Kampionëve

Arsenali është duke luftuar në këtë edicion që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshme.

The Gunners kanë ndërtuar një skuadër me lojtarë të rinj, madje edhe trajnerin e kanë të ri dhe jo me shumë përvojë, Mikel Artetan.

Por, mosha e re nuk po i ndalon ata që të shfaqin një futboll të bukur dhe rezultatet nuk kanë munguar në kohët e fundit.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Arsenali u ka bërë me dije lojtarëve se do të kenë premija të majme, nëse arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Deri në 500 mijë euro mund të shkojë premija për një lojtar, andaj padyshim se ky do të jetë motiv shtesë për ta.

Aktualisht, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 48 pikë, një më shumë se Manchester United, por që kanë tre takime më pak të zhvilluara se Djajtë e Kuq.