Arsenali interesohet për Gnabryn

Arsenali ka shprehur interes për sulmuesin e Bayern Munich, Serge Gnabry.

Lojtari ka performuar kënaqshëm me Bayern Munich që prej ardhjes së tij në “Allianz Arena” pikërisht nga Arsenali.

Gnabry është lojtar i lirë në verën e vitit 2023 dhe një largim i tij nga kampionët gjermanë këtë verë nuk do t’i prishte punë financiarisht bavarezëve, në mënyrë që të mos e humbin me parametra zero sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi, përkundër largimit nga Arsenali tash e sa kohë, gjithnjë e ka shprehur haptazi përkrahjen ndaj ish-klubit të tij.