A do të ketë një meç Fury – Ngannou në UFC?

Ylli i UFC-së, Tom Aspinall, ka mirëpritur një ndeshje të mundshme midis kampionëve botërorë të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Francis Ngannou

Ngannou e përkrahu Furyn pas fitores me nokaut të Gypsy King ndaj Dillian Whyte në prill, ndërsa dyshja me sa duket ranë dakord për një garë në MMA për vitin 2023.

Ish-luftëtari i UFC, Dan Hardy, beson se Fury duhet të kalojë në MMA dhe ka shpresë se kjo mund ta ndihmojë në përmirësimin e boksit të tij edhe më shumë.

“Do të isha i interesuar të shihja ata të dy të luftonin, do të doja të shihja luftën, kjo do të ishte e mrekullueshme”, tha Aspinall për Sky Sports, transmeton lajmi.net.

Dillian Whyte mbeti i frustruar nga ajo që ai mendonte se ishte një ‘shtytje e paligjshme’ në humbjen e tij kundër Fury, por këmbëngul se ai mund të rikthehet fuqishëm për të sfiduar përsëri titujt e botës.

Fury është filmuar më parë duke u stërvitur me  doreza të arteve marciale të përziera.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një meç në mes të Ngannou dhe Fury së shpejti, pas këtyre paralajmërimeve.