Arrestohet vjehrra nga Tetova, kërcënoi me jetë nusen!

Zënka familjare mes vjehrrës dhe nuses në një fshat të Tetovës, ka përfunduar në buletinin e policisë, përcjell KlanM.

Nusja e moshës 43 vjeçare ka denoncuar në polici se vjehrra e saj 65 vjeçare e ka kërcënuar me jetë. Pas kallëzimit, policët nga SPB-Tetovë e kanë arrestuar 65 vjeçaren dhe e kanë shoqëruar në stacion.

“Dje (26-qershor) rreth orës 16:00, në një fshat të Tetovës, punonjësit e policisë së SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 65-vjeçaren H.R, e cila paraprakisht ishte denoncuar nga nusja e saj 43-vjeçare, se ajo është sjellur në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar për jetën e saj. Ajo është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarës do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia