Arrestohet shtetasi i RMV-së, në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se me 6 prill ështëarrestuar një shtetas i RMV-së në Republikën e Kosovës, i cili kërkohej me fletë arrest ndërkombëtarë për veprën penale vrasje e kryer në vitin 2003. Personi në fjalëë kërkohej 12 vite të plota për vuajtjen e dënimit.

Më 6 prill 2022 në Kosovë është privuar nga liria shtetasi i RMV-së A.A. (48) i cili kërkohej me fletë arrest ndërkombëtar për 12 vjet për veprën penale të vrasjes, e kryer më 26.05.2003.

Arrestimi vjen si rezultat i bashkëpunimit policor në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, i cili mbështetet nga projekti rajonal i BE-së në Ballkanin Perëndimor IPA 2019, thuhet në njoftimin e MPB-së.