Arrestohet shqiptarja, sulmoi fizikisht burrin e saj

Pas një zënke në një fshat të Delçevës, policia ka arrestuar një 32-vjeçare nga Shqipëria, përcjell TV21. Nga MPb njoftojnë se e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

“Policët nga Stacioni Policor në Dellçevë kanë arrestuar S.Gj. (32) nga Republika e Shqipërisë me datë 15.03.22, me vendbanim në fshatin Dellçevë, pasi rreth orës 18:00 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.