Arrestohet shkupjani! Sulmoi një polic dhe dëmtoi veturën e policisë

Nëpunësit policorë kanë arrestuar dje një banor të Shkupit për shkak të dëmtimit të automjetit policor me send të fortë dhe sulmit fizik ndaj nëpunësit policor i cili zbatonte detyrë zyrtare, kumtoi MPB-ja.

“Mbrëmë në ora 21:40 para objektit të hotelerisë në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar V.S. (30) nga Shkupi pasi me send të fortë e ka dëmtuar automjetin e policisë dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës policorë i cili zbatonte veprime zyrtare”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtrim përkatës.