Arrestohet Quincy Promes, shkaku i një sulmi me thikë

Lajmin e ka bërë të ditur ‘De Telegraaf’ ku shpjegon ngjarjen më tej.

Historia kthehet në korrikun e kaluar, kur sulmuesi i Ajax, Quincy Promes, mori pjesë në një aheng familjar në Abcoude, jashtë Amsterdamit.

Me sa duket, futbollisti pati një debat të fortë me një të afërm dhe e sulmoi atë me thikë. Viktima u plagos me dëmtime veçanërisht të rënda në gju.

Disa të pranishëm në mbrëmje kishin ndërhyrë mes Promes dhe viktimës, gjë që do të parandalonte që ngjarja të mbaronte në tragjedi. Incidenti u raportua një muaj më parë.

“Kur e morëm vesh, ne filluam një hetim që çoi në arrestim,” tha zëdhënësi i policisë Jelmer Geerds, i cili ka mohuar që çështja është vonuar nga fakti që i akuzuari është një futbollist i nivelit të lartë.

Tani, Quincy Promes mbetet në burg, të paktën tre ditë. Krimi i rëndë për të cilin ai akuzohet dënohet me deri në katër vjet burg në Hollandë. Në këtë moment versioni i lojtarit për incidentin për të cilin ai akuzohet nuk ka dalë ende.

Mbetet të shihen provat dhe vendimi i gjykatës.