Rikthim spektakolar nga Inter, mposht Cagliarin

Ndeshja u shtye përshkak të problemeve teknike, por gjithçka nisi pas 15 minutash vonesë.

Cagliari e nisi mirë ndeshjen, ku edhe portieri Cragno u pa se ishte në formë me disa pritje të mira.

Vendasit shënuan në minutën e 42’ të cilin e shënoi Riccardo Sottil.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në të mirë të Cagliarit.

Mesfushori i Inter, Christian Eriksen, vrapoi 6.4 km në pjesën e parë, dhe u ndëgjua trajneri, Antonio Conte, i cili e urdhëronte danezin të rrinte më thellë në mesfushë dhe të mos avanconte shumë, gjë që duket se dha fryte në pjesën e dytë.

Nicolo Barella barazoi retultatin në minutën e 77’ dhe kur dukej se gjithçka do të mbarojë në ‘paqe’, në skenë doli Danilo D’Ambrosio i cili hyri para pak minutash dhe shënoi në minutën 84’.

Cagliari u mundua të bënte diçka, por shpresat e tyre u shuajtën nga Romelu Lukaku i cili shënoi për rezultatin 1-3 në minutën 94′.

Ndeshja përfundoi, Cagliari 1 – 3 Inter.

Inter me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 24 pikë, ndërsa lideri i tabelës AC Milan ka 26 pikë dhe një lojë për të zhvilluar.

Cagliari ndodhet në vendin e 12-të me 12 pikë gjithsej./Lajmi.net/

Goli i Barellas:

Goli i Sottil:

Goli i D’Ambro