Khedira: Mund të largohem në janar

Mesfushori gjerman ende nuk ka bërë një paraqitje me Juventusin deri më tani këtë sezon dhe ka mbetur jashtë listës së Juves në Ligën e Kampionëve.

“Jam i hapur për një sfidë të re. Kam kaluar një kohë të keqe dhe dua të luaj futboll përsëri. Këtë e pres me padurim,” tha Khedira për ‘Bild’.

“Unë kam ende shumë forcë dhe energji, kështu që nuk e pres verën e ardhshme por mund të largohem në dhjetor ose janar. Një ndryshim është realist, por ky është objektivi im kryesor “, tha ai.

Thuhet se klubi anglez Everton, mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit.

“Me Carlo Ancelottin flasim në telefon dhe i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai e di gjendjen time. Nuk i dihet, ndoshta mund të përfundoj duke qenë një klub krejt tjetër. Edhe jashtë Anglisë “,përfundoi Sami Khedira.