Arrestohet një person nga Serbia në Maqedoni, kapet duke kontrabanduar emigrantë

Me datë 09.07.2023 rreth orës 12:30 në fshatin Prdejci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” kanë ndaluar L.D.(29) nga Republika e Serbisë.

Ai është gjetur duke transportuar 10 emigrantë nga Siria në një veturë të pasagjerëve Audi A6 me marka kombëtare serbe në rrugën rajonale Negorci – Prdejci.

“Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.