Një 23-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona në zonën e Gjorçe Petrovit.
Sipas buletinit policor, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa rasti është denoncuar në SPB Shkup të nesërmen, rreth orës 05:30.
Sipas denoncimit, njëri nga sulmuesit, fillimisht e ka goditur të riun me pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me gaz, dhe më pas ka shtënë disa herë në ajër dhe në drejtim të tij.
Policia ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive.
Maqedoni Sulm me armë në “Gjorçe” Shkup: 23-vjeçari rrihet nga tre persona, njëri...





