Arrestohet një i arratisur nga Burgu i Shkupit

MPB ka njoftuar se është arrestuar sot një i arratisur nga Burgu i Shkupit. Ai ka qenë i dënuar me 3 vite burg, ndërsa është arrestuar në Manastir, përcjell KlanM.

“Sot (31.01.2023) në rrugën ‘Dimitar Ilievski Murato’ në Manastir, zyrtarët policorë të policisë kriminale në SPB Manastir e kanë privuar nga liria A.A (42) nga Kërçova. Ai ishte dënuar me tre vjet burgim, ndërsa me urdhër të INK Burgu i Shkupit është kërkuar për arratisje nga burgu. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB./KlanMacedonia