Arrestohet nga policia e Tetovës, bashkë me djalin e mitur për sulm fizik

Dje në ora 20:50 në Lagjen ,,Dereboj“ në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.S. (47) dhe djalin e tij të mitur nga Tetova, të cilët njëzet minuta më parë kishin sulmuar fizikisht personin A.Z. (44) dhe djalin e tij të mitur, po ashtu nga Tetova.

Gjatë sulmit thuhet se ata kanë përdorur një mjet prej druri.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe ndaj M.S. dhe djalit të mitur do t’i përgaditen parashtrimet përkatëse.