Publikohet një fotografi nga ditëlindja e Ermalit para shumë vitesh

Sabri dhe Nera Fejzullahu janë një nga çiftet më të dashura nga estrada shqiptare.

Çifti janë aktiv me postime në rrjetet sociale ku ndajnë përditshmërinë e tyre, shkruan lajmi.net

Ata përmes imazheve të ndryshme janë sa më afër fansave të tyre.

Së fundmi Nera në “InstaStory” ka ndarë një imazh së bashku me Sabriun, duke festuar ditëlindjen e djalit të tyre, Ermalit para shumë vitesh.

Ndryshe çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe Sabriu vazhdon të jetë aktiv në muzikë.