Arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri, tentoi të korruptojë policin me 5 euro

Një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për shkak të tentativës për të korruptuar një polic me pesë euro, i cili ka qenë duke ia kontrolluar dokumentet e udhëtimit.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës theksohet se ngjarja ka ndodhur dje (e martë, 31 maj), në vendkalimin kufitar Vërmicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Me urdhër të prokurorit publik, shtetasi i Maqedonisë është lëshuar i lirë, ndërsa i është sekuestruar pasaporta deri në përfundimin e procedurave gjyqësore .