Arrestohet kumanovari i dënuar për vjedhje dhe plaçkitje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 21:40 është arrestuar 34-vjeçari J.S. nga Kumanova, përcjell TV21. I njëjti po kërkohej nga policia për vuajtjen e dënimit të mbetur me burg prej 5 viteve, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe “plaçkitje”.