Arrestohet 86-vjeçari nga Kosova në Aeroportin e Shkupit

Më datë 12.05.2026 në ora 13:05, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin V.K. (86) nga Kosova.

​Gjatë kontrollit kufitar, në valixhen e tij është gjetur dhe sekuestruar municion pistolete. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës, njoftoi policia.