Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje është arrestuar një 55-vjeçar me iniciale Ll.A. nga Likova, pasi është kapur duke kryer vjedhje në bastore.
“Ll.A.(55) nga Likova, në bastoren në rrugën “Boris Kidriç” në Kumanovë është përpjekur të marrë para nga e punësuara”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.
Ll.A. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.