Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë

Mbrëmjen e djeshme (17-mars) rreth orës 20 e 50 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan 52-vjeçarin R.A. nga Balindolli i Gostivarit, i cili në një restorant në rrugën ,,Beliçica“ në Gostivar kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe më pas kishte treguar sjellje agresive ndaj zyrtarët të policisë.

I njëjtë është ndaluar në Stacionin policorë Gostivar dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë sipas nenit 6 të Ligjit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike.