Arrestohet 25-vjeçari, dyshohet për kryerjen e disa vjedhjeve në Kumanovë

Nëpunësit e policisë të SPB Kumanovë, dje e kanë privuar nga liria M.B (25) nga Maroku, për shkak të dyshimit se të njëjtën ditë ka kryer vjedhje në tre objekte afariste dhe në një shtëpi familjare, prej ku ka marrë disa gjëra dhe para.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjërat e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa personi është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.