Trixa falënderon nënën e Rita Orës për mbështetjen: Përulem para punës tënde

Pas videos ku shihet e përlotur Beatrix Ramosaj, ajo ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme.

Madje gjatë mëngjesit të sot, ajo mori mbështetje edhe nga Vera Ora, nëna e Rita Orës, shkruan lajmi.net.

Video e publikuar nga Beatrix u postu edhe nga Vera, e cila e përgëzoi këngëtaren për guximin për të folur publikisht për bullizimin.

Pas kësaj reagoi edhe Trixa e cila e falenderoi atë për mbështetjen duke u përkulur para punës së saj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut.

“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne! E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një kom të vogël si i yni, siç e dimë dhe që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, ta panjohur, publik, jo publik, më besoni një koment dashakeqëse dhëmb njësoj! Faleminderit Vera Ora, përulem para gjithë punës tuaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut. Vërtetë e vlerësoi zemrën tënde të mirë dhe përkushtimin që ke për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor. Faleminderit që je zëri i kësaj dhe që dëgjove historinë time”, ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë se Trixa u bullizua jashtëzakonisht shumë pas historisë së saj me Donaldin.