Arrestohen me armë dy “kaubojë” nga Kumanova, kanë shkelur orën policore

Ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev njoftoi se natën e kaluar orën policore nuk e kanë respektuar pesë persona nga Tetova, dy nga Gostivari, të cilët edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga policia, janë sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre, prandaj janë arrestuar.
Dy persona nga Kumanova jo vetëm që nuk kanë respektuar orën policore, por janë kapur edhe me armë, raporton Telma. Orën policore e kanë shkelur edhe nga një person në Shtip dhe Radovish, gjashtë nga Koçani, kurse në Vinicë është regjistruar një person, por ai i ka ikur policisë, transmeton Gazeta Lajm.
Vërejtja u është tërhequr 74 personave, që kanë qenë me vetura private.
Deri tani MPB ka ngritur 9 padi penale në bazë të nenin 206 nga Kodi penal. Po punohet për ngritje të padive edhe për autorët tjerë.