Arrestohen katër dilerë, gjendet drogë në Gjevgjeli

Ekipi i Repartit për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dje kanë arrestuar katër persona dhe gjetën rreth katër kilogramë marihuanë, 20 fidane të kanabisit, metamfetaminë, laboratori për prodhimtarinë e vajit nga kanabisi.

Siç kumtoi sot MPB, rreth orës 16:00 në vendin e quajtur ura  hekurudhore është gjetur marihuanë te personat M.L.(41) dhe E.P.(32), të cilët ishin me automjet  “Pezho”. Personat janë arrestuar, ndërsa pastaj është bastisur në pronat në periferi të Gjevgjelisë, te E.S.(44) dhe L.P.(46), prej të cilëve M.L. dhe E.P. e kanë blerë marihuanën.

– Advertisement –

Gjatë bastisjes janë gjetur 20 fidane kanabis, një numër i madh i luleve të marihuanës, mbetjet e fidaneve të kanabisi. Është gjetur rreth katër  kilogram marihuanë, metamfetaminë, si dhe vaj kanabisi, si dhe laboratori për prodhimtarinë e vajit të kanabisit.

Personat janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritet padi përkatëse.