Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, ka hapur arkivat, shkruan lajmi.net.
Ajo e ka publikuar një foto të realizuar vitin e kaluar kur djali i saj dhe Tolgës ishte vetëm katër muajsh.
“27.09.2019. Kthim në kohë. Më mungojnë ato ditë. Foshnja ime ishte vetëm 4 muajshe këtu”, ka shkruar Almeda pranë postimit të fotografisë.
Modelja është e martuar me aktorin turk. Ajo dhe Tolga njihen si një ndër çiftet më simpatike të cilin e ka kompletuar fëmija.