Arrestohen dy tetovarë, dërgohen në burg për vuajtje dënimi

Me datë 10.05.2022 në ora 08.20 në Shemshovo të Tetovës, zyrtarë policorë nga KK Jegunovc, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar IE (67) nga Shemshova për vuajtje të dënimit me burg.

Po të njëjtën ditë, në ora 16:50, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë nga KSH Kamenjanë kanë arrestuar NS (52) nga Kamenjane e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg.

Ata janë dorëzuar në IEVP Tetovë për vuajtje të dënimit.