Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, sulmuan fizikisht një të mitur tjetër

Dy persona të mitur janë arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Gollakut” në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur.

Gjatë kontrollit tek njeri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.