Arrestohen dy persona në Çajle të Gostivarit, posedonin kokainë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:30 minuta në fshatin Çajle të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.F. 41 vjeçar dhe I.M. 30 vjeçar që të dy nga Gostivari. Personat në fjalë u arrestuan pasi gjatë një kontrolli nga ana e policëve tek ta u gjet një sasi e drogës “kokainë’. Që të dy u mbajtën në stacionin policorë në Gostivar për zbardhje dhe dokumentim të plotë të rastit, pas çka do të pasoj edhe padi adekuate.