Arrestohen dy persona, akuzohen për vjedhje të rëndë

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, para Qendrës Sportive në rrugën “Llondonska”, nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup janë privuar nga liria D.N. 30 vjeç dhe E.N. 25 vjeçar, që të dy shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “vjedhje të rëndë”, kalim ilegal të kufirit dhe nuk kanë poseduar dokumente identifikimi. Personat e ndaluar nga policia janë dërguar në Qendrën për pranimin e të huajve për procedurë të mëtejme.