Armin Laschet, kandidat i CDU-së për kancelar të Gjermanisë

Armin Laschet, pasardhësi i kancelares Angela Merkel në drejtimin e Partisë Kristan demokratët CDU është zgjedhur me 31 vota kandidati, i cili do të garojë për kancelarinë gjermane në zgjedhjet që zhvillohen në shtator.

Laschet u mbështet nga 77.5% e anëtarëve të bordit ekzekutiv të partisë.

Rivali i tij Markus Söder, i cili kryeson partinë simotër bavareze të CDU-së, CSU- ne u mbështet nga 22.5% e bordit.

Laschet, 60-vjeç, u zgjodh drejtues i CDU në janar dhe është gjithashtu kryeministri i Westfalise, landi më i populluar i Gjermanisë.

Rivali i tij ne këtë garë, Soder kryeministër i Bavarise ka premtuar se do të pranojë rezultatin e tanimë duhet të përballet me presionin e humbjes.

Me herët ai ishte shprehur se i takonte CDU-së që të zgjidhte se kush do të përfaqësonte aleancën konservatore.

Zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë që zhvillohen në 26 shtator janë të paparashikueshme, kryesisht sepse kancelarja aktuale nuk po kërkon rizgjedhjen.

Angela Merkel u zotua në 2018 të mos kërkojë një mandat të pestë katër-vjeçar.

Sondazhet e fundit kanë treguar që të Gjelbrit rendin të dytët pas Unionit dhe përpara partisë së madhe të qendrës së majtë tradicionale të Gjermanisë, Social Demokratëve.

Një ditë më parë të Gjelbërit zgjodhën kandidaten e tyre për kancelarë Annalena Baerbock.

Rezultati i shtatorit mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë dhe t’i japë një partie të re mundësinë për të mbajtur rolin kryesor të kancelarit.