“Armagedoni” boton librin me poezi “Vdekja është femër” të Fitim Nuhiut

Shtëpia botuese “Armagedoni” ka nxjerrë dje nga shtypi librin e Fitim Nuhiut me titull “Vdekja është femër”. Njoftimin për botimin e librit e ka dhënë botuesi Berat Dakaj në rrjete sociale.

“Javën e kaluar e përgatitëm për shtyp, sot e nxorëm nga shtypi librin me poezi të Fitim Nuhiut. Parathënien e ka shkruar Imer Topanica, pasthënien Emine Boriçi. Shkëlzen Halimi e ka redaktuar. Unë s’kam bërë gjë në të, por duhet të bëj për këtë vepër sepse, po nuk bëra, druaj se më vret Zoti”, ka shkruar Dakaj.