Arilena tregon format e përsosura në bikini rozë

Arilena mahnit me foton e fundit.

Këngëtarja e njohur Arilena Ara është shumë aktive me postime në rrjete sociale, ku njofton për të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artistja ka publikuar një imazh, në të cilin u shfaq e veshur me një palë bikini njëpjesëshe me ngjyrë rozë.

Ajo pozoi nga ballkoni me bikinit e hapura në disa pjesë të trupit, duke treguar fizikun e përsosur.

Për të qenë në formë të mirë, Arilena kujdeset shumë edhe me ushtrime në palestër, të cilave i është përkushtuar kohën e fundit në maksimum.

Sa i përket muzikës, Arilena Ara ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.