Pas lajmit për lidhjen e re të Kanyet, Kim nuk i ndalon fotot atraktive në bikini

Kim joshi fansat me foto në bikini.

Kim Kardashian këto ditë ka publikuar fotografi të shumta në rrjete sociale, të shkrepura nga pushimet, shkruan lajmi.net.

Fotografitë e yllit telelviziv vijnë pak kohë pas lajmit se Kanye West ka nisur romancë të re me modelen e njohur Irina Shayk.

Në imazhet e reja që i ndau me ndjekësit, Kim shfaqet joshëse e veshur me kostum larjeje dypjesësh, duke treguar fizikun e përososur.

Bukuroshja nuk mbante fare grim në fytyrë teksa mori poza atraktive para aparatit në plazh.

 

Kim Kardashian përkundër Kanye West nuk është deklaruar ende për ndonjë lidhje të re dashurie.

Ajo ka thyer heshtjen lidhur me divorcin në “KUWTK”, ku tha se ndjehej si një dështake, por mendonte se Kanyet i duhej një femër që do e shoqëronte kudo që shkon.