Arifi zbulon vendimin për lëshimin e himnit serb në shkollat shqipe të Luginës (FOTO)

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zbuluar vendimin e Qeverisë së Serbisë, për lëshimin e himnit serb në të gjitha shkollat e vendit, përfshirë edhe ato shqipe të Luginës, në fillim të vitit shkollor.

“Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.  Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook.

“Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi te reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrë dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?

Arifi tha se kryeministri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në shkollën fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, që të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera.