Pas një pauze, këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj po rikthehet me këngë të re, shkruan lajmi.net.
Ky projekt muzikor duket se do të jetë i realizuar edhe me videoklip dhe ishte vetë Argjentina ajo e cila nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram e ka bërë këtë të ditur.
Këngëtarja shfaqet e grimuar dhe sigurisht se fotografia është realizuar nga prapaskenat e xhirimeve të klipit./Lajmi.net/