70 vjeçarja Makfire Demiri, çdo mëngjes hyn në këtë dhomë për të fotografitë dhe për tu çmallur me djalin e saj, Nezir Demiri, i njohur në UÇK me nofkën komandant “Apaçi”.
Neziri ra dëshmor në vitin 2001, në fshatin Sllupçan të Kumanovës gjatë luftimeve me policinë dhe ushtrinë maqedonase. Në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjet, shkruan gazeta LAJM.
Lokja nga Lagja e Trimave: Djali më ra dëshmor në Sllupçan, braktisi ARM-në për t’u bashkuar me UÇK-në (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Thursday, December 19, 2019
Gjatë rrëfimit të saj, nëna e Nezirit tregon se si djali i saj kishte braktisur shërbimin ushtarak në Armatën e Maqedonisë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. “Më 29 prill të vitit 2001 erdhi në shtëpi pasi eprori I tij maqedonas në ushtri i kishte dhënë ditë uikendi. Qëndroi vetë një natë me ne dhe u nis drejt Sllupçanit për t’iu bashkuar ushtrisë shqiptare. Dhe, prej atje s’u kthye më”, rrëfen lokja nga Kumanova.
Nënë Makfirja, kujton në detaje edhe komunikimin që kishte me djalin e saj deri në ditën që ka dëshmorë. E, lajmin për rënien e Nezirit, thotë se e kishte marrë nga komandati i tij.
Tre muaj pas rënies së Nezirit, në jetë ardhi nipi i tij që sot e mban me krenari emrin e xhaxhait.
Derisa na i tregon fotografitë e djalit të saj dëshmorë, nënë Makfirja flet shprehet shumë e zhgënjyer për faktin që pas 18 viteve, për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk ka një ligj që rregullon statusin e tyre juridik.
Më 20 qershor të vitit 2001, Nezir Demiri-Apaçi ra dëshmorë bashkë me Elmi Kamberin nga Raçaku i Kosovës, gjatë luftimeve të ashpra me policinë dhe ushtrinë maqedonse. Trupat e tyre sot prehen bashkë me 28 dëshmorë të tjerë në varrezat e dëshmorëve në fshatit Sllupçan të Kumanovës. /Gazeta LAJM
Gazetar: Reshat Ibrahimi, operator: Amir Idrizi