Senati amerikan ka kaluar një buxhet prej 738 miliardë dollarë për Pentagonin I cili përfshin sanksione të reja brenda gjashtë muajve kundër Sirisë, Iranit dhe Rusisë për krimet e tyre gjatë luftës civile siriane.
Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2020 u miratua dje me një votim me 86 vota pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar.
Projekt-ligji po ashtu përfshin një masë, të njohur si Akti i Mbrojtjes Civile Siriane të vitit 2019, që autorizon sanksione shtesë dhe kufizime financiare për institucionet dhe individët që bëjnë biznes me regjimin sirian.
Sipas projekt-ligjit, presidenti mund të pezullojë disa ose të gjitha sanksionet në kushte të caktuara nëse është në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare.
Projekt-ligji kërkon firmën e presidentit Donald Trump të bëhet ligj.
Siria që nga fillimi i vitit 2011 ka qenë e bllokuar në një luftë civile, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përpoq të shuaj me dhunë protestat pro-demokratike.
Qindra e mijra njerëz kanë vdekur dhe mbi 10 milion të tjerë janë shpërngulur.