Arbenita Ismajli ndan fotografinë ku shihet e përqafuar me Feron

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është mjaft aktive në rrjete sociale ku sjell foto dhe video nga përditshmëria, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi është shfaqur së bashku me partnerin e saj, Feron, me të cilin tashmë kanë një vajzë së bashku dhe tash e disa vite janë në lidhje dashurie, të cilën e kurorëzuan me martesë para disa muajsh.

Përmes Instastoryt ajo erdhi me disa paraqitje në shoqërinë e partnerit të saj, Feros.

Të dy dukeshin mjaft dashuruar dhe të lumtur për të kaluar kohë së bashku, teksa po shihen duke u relaksuar.