Kurti: Për popullin e Kosovës, BE është më shumë se struktura dhe institucione

Ai ka thënë se për njerëzit në Kosovë, Bashkimi Evropian është më shumë se struktura dhe institucione, ato janë vlera dhe një vizion i cili sipas tij duhet shpërndarë.

“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.