Arbenita Ismajli feston ditëlindjen, e quan vajzën dhuratën më të çmuar

Arbenita Ismajli, një modele e njohur shqiptare e cila shquhet për linjat e saja trupore së fundmi solli në jetë vajzën e saj me reperin Fero, shkruan lajmi.net.

Ajo në ditën që solli në jetë vajzën e saj pati një rast vdekje në familje. Modelja humbi babain në ditën e saj më të lumtur.

Ndërsa sot ajo feston ditëlindjen dhe kjo është dhurata e saj më e çmuar. Arbenita ka publikuar një Instastory ku shihet duke i ledhatuar këmbët e vajzës, të cilës i drejtohet si dhurata më e mirë e ditëlindjes.