Arben Zeqiri nga ASH: Rezultatet e sotme nënkuptojnë rënie të regjimit BDI-LSDM

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për nivelin dhe për rezistencën e treguar në këto zgjedhje, duke patur karshi, sic tha ai një regjim hibrid, që nuk ka zgjedhur metoda për të shantazhuar, kërcënuar qytetarët.
“Që sonte fillon rënia e regjimit të LSDM dhe BDI-së. Ky regjim ka humbur në Pollog dhe në shumë vende. Rezultati është i kënaqshëm për ne fituam në Gostivar, në Vrapçishtë, në Dibër, ku fatkeqësisht ende ka tentime për të ndryshuar rezultatin, por këto janë përpjekjet e fundit të këtij regjimi. BDI ka humbur Pollogun dhe që sonte mund të përshëndetet me Pollogun. I fitojmë ata që të mos festojnë aty ku kanë përdorur shantazhet kërcënimet, se duhet të japin llogari. Kjo nënkupton edhe rënie të pushteti qendror”, tha Arben Zeqiri, raporton SHENJA.

Ai tha se që nesër do të fillojë numërimi i mbrapsht i ditëve të qeverisë qendrore. /SHENJA