Arben Labënishti thotë se BDI dhe PDSH do kalojnë keq më 12 prill

Sonte në emisionin “Click plus” në TV 21 ishte mysafir edhe Arben Labënishti – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, i cili, duke u përgjigjur në pyetjen se si duket skena politike sot, tha: “Nëse i referohemi numrit të votave anti-BDI të vitit 2016, ku 160 mijë shqiptarë votuan kundër saj, i bie se tash shqiptarët e kanë adresën ku me votën e tyre do ta dërgojnë BDI-në në opozitë.”
Më tej ai shtoi: “Më 12 prill koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivaA është fitues i zgjedhjeve më 12 prill dhe BDI tashmë është bërë gati që të kalojë në opozitë”, përfundoi ai.