“Arbana Osmani më ka borxh”, për çfarë e ka fjalën Fifi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi së fundi ishte e ftuar në emisionin e Donaldit, “Më lër të flasë”.

Ajo ka rr%fyer shumë gjëra nga jeta profesionale, po ashtu edhe nga ajo personale, shkruan lajmi.net.

E ndër të tjera nuk mund të evitoheshin edhe temat rreth “BBV”.

Fifi ka zbuluar se moderatorja Arbana Osmani i ka një “borxh” pa shlyer.

Ajo tregoi se kishin vënë bast me njëra-tjetrën, nëse do lidhej apo jo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, gjë e cila nuk ndodhi.

Më tej, Fifi tha se që nga ai moment është shumë e mërzitur me Arbanën.

“Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së ‘Big Brotherit’. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një palë këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë se këngëtarja ka bërë publike lidhjen e saj me Adis Patushin, derisa edhe i ka kushtuar këngën e titulluar “Hana”.