Donaldi në “mbështetje “ të Trixës pas komenteve të shumta negative ndaj saj? Ja çfarë tha në emision

Beatrix Ramosaj është njëri ndër personazhet e “Big Brother VIP” më të komentuar.

Ajo edhe pas kaq muajsh vazhdon të merr vëmendje me secilin veprim të saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka postuar një video teksa është shfaqur e përlotur pasi u shpreh se prej muajsh ajo vazhdon e bullizohet.

Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që e bullizojnë tash e tutje.

E për këtë temë ka folur së fundi në emisionin e tij edhe Donaldi.

Ai ka ironizuar më ata që bëjnë komente të tilla duke i quajtur edhe si filozofë.

Kjo është marrë nga fansat si përkrahje ndaj Trixës, duke i kërkuar që të mos i dëgjojë të tjerët.