Moderatore e pëlqyer, e dashur dhe shumë e kërkuar.
Është kjo fytyra më simpatike Arbana Osmani, emri i së cilës të nxit çdo herë e më shumë për ta ndjekur, shkruan Kosovarja.
Këtë gjë e ka arritur përmes pozitivitetit, thjeshtësisë dhe dashurisë që ka treguar gjithnjë për publikun.
Me kalimin e viteve, moderatorja ka dhënë fuqishëm bindjen se është më e mira dhe më e zonja për moderim.
Së bashku me këtë, e ka dëshmuar se është nga fytyrat publike më tërheqëse dhe më të pashme.
Për këtë po flasin më shumë paraqitetjet e saj skenike, por dhe fotografitë e videot e njëpasnjëshme që sjell.
Arbana gjithmonë ia del të duket e freskët, në top formë dhe shumë pozitive.
Aq pozitive sa edhe rrezet e diellit di ti rrëmbejë e të shkëlqejë. /Kosovarja/