Anulohet protesta e KSL-së në Shkup, anëtarët akuzojnë se ka trysni

Sot në ora 16:00 duhej të bllokohen udhëkryqet në Kuvend dhe Qeveri, por protesta u anulua.

Anëtarët e Konfederatës së Sindikatave të Lira nuk u paraqitën në protestën e paralajmëruar, ndërsa kryetari i KSL-së tha se kanë trysni ndaj tyre.

“Kishte trysni të mëdha ndaj anëtarët tanë që të mos dalin në protesta. Arsyen të gjithë e dimë. Nëse dalin në protesta dhe shihen në kamera, kërcënojnë me humbjen e vendit të punës”, shprehen nga KSL.

Sipas paralajmërimeve, protestat duhej të mbaheshin nga dita e sotme deri të premten nga ora 16:00 deri në ora 17:00.