Ansu Fati shpallet lojtari i muajit në La Liga

Talenti i Barcelonës ka nisur të shkruajë mbarë rrugëtimin e tij në futboll.

17 vjeçari i skuadrës së Barcelonës, Ansu Fati, ka regjistruar një të arritur të madhe këtë muaj.

La Liga njofton se lojtari më i mirë për muajin shtator është shpallur Ansu Fati, përcjell lajmi.net.

Fati ishte vendimtar me golat e tij për skuadrën e Barcelonës.

Ai i ka dhënë shumë krahut të majtë në sulmin katalan.

Shkëlqimi i tij nuk mungoi as ndaj skuadrës së Villarreal, por as ndaj Celta.