Ansu Fati redukton pushimet, synon formën më të mirë për sezonin e ri

Ansu Fati është figura më premtuese te skuadra e Barcelonës. Së paku kështu janë projektimet mbi të.

Ylli spanjoll është ai që iu besua fanella me numrin 10 pas largimit të Lionel Messi, dhe kjo flet shumë për pritshmëritë ndaj tij.

Megjithatë, i riu ka vuajtur nga disa lëndime sezonin e kaluar dhe humbi pjesën më të madhe të sezonit.

Por, siç raporton ‘Sport’, lojtari tani ka reduktuar pushimin dhe ka pushuar vetëm një javë, transmeton lajmi.net.

Lojtari po bën seanca të dyfishta stërvitore, së bashku me vëllain e tij, Brahima.

Qëllimi i tij është të arrijë sa më mirë në fazën para sezonale. Ai është i qetë dhe me fokusin te 4 korriku.

Ansu pritet të jetë një nga pikat kyçe në formacionin e Xavi Hernandez.