Anketa e fundit: LSDM me 4 për qind para VMRO-së, koalicioni ASH-AAA e kalon BDI-në

Janë publikuar rezultatet e një anketë të zgjeruar që tregojnë rejtingun e partive në Maqedoni, shkruan nezavisen.mk. Sipas kësaj ankete, koalicioni LSDM-BESA ka rejting 20 për qind dhe për 4 për qind është para VMRO-DPMNE-së me 16 për qind, transmeton Gazeta Lajm.
Njëjtë si për Vmro-DPMNE, Anketa tregon rezultat jo të mirë edhe për BDI-në e Ali Ahmetit. Te partitë shqiptare udhëheq koalicioni ASH-AAA me 6.2 për qind, kurse BDI ka rejting 5.9 për qind.
Anketa është realizuar nga 30 maji deri më 6 qershor, përmes telefonit.
Te gjitha rezultatet e anketes se publikuar nga Nezavisen.mk, mund t’i lexoni ne kete LINK